Nuk ki ku fshihesh në kafaz...

Boksi

Nuk ki ku fshihesh në kafaz...

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 13:15
Conor McGregor

Ka nisur java e fundit që çel eventin e UFC-229 në artet marciale mikse (6 tetor, në Las Vegas), ku sfida kryesore është dueli mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov. Kampioni irlandez, në një intervistë të dhënë për “Mac Life”, u shpreh: “Të jem i sinqertë, besoj se unë do ta kthej Khabib në një lodër, në një “bobble head”. Nuk kam asgjë personale me të, por kur ngjitesh në kafaz të gjithë janë rivalë që duhet t’i mundësh dhe kthehet në një çështje personale”.

McGregor u shpreh se është gati për këtë betejë të fortë me rusin (Khabib mban titullin e peshës së lehtë) dhe se nuk i trembet faktit se kjo sfidë mund të shkojë me 5 raunde. “Tani jam veteran dhe do të jem gati për luftë edhe sikur kjo sfidë të zgjasë pesë raunde. Jam përgatitur për çdo skenar, jam stërvitur mirë, kam vënë në punë të gjithë aftësitë e mia dhe Khabib nuk do të ketë asnjë vend ku të fshihet në kafaz. Truri i tij do ta shohë forcën time kur ta godas dhe ta mposht”, tha McGregor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat