Federata ua tërheq vërejtjen disa klubeve

Boksi

Federata ua tërheq vërejtjen disa klubeve

Nga: K. G. Më: 2 tetor 2018 Në ora: 10:57
Ilustrim

Federata e Boksit e Kosovës konfirmoi se në fundjavë do të mbahet Kampionati individual i Kosovës në boks. Sipas federatës, klubet që nuk janë të licencuara nuk e kanë të drejtën e pjesëmarrjes në kampionat. “Kampionati individual i Kosovës mbahet me 7 dhe 8 tetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Meçet gjysmëfinale zhvillohen me 7 tetor nga ora 17:00, kurse finalet me 8 tetor nga ora 12:00. Kampionati mbahet për juniorë (15-16 vjeçar), të rinj (17 - 18 vjeçar) dhe seniorë (19 - 40 vjeçar). Klubet të cilat nuk janë të licencuara për vitin 2018 në FBOXK nuk mund të marrin pjesë.

Meçet i referojnë: Latif Demolli, Rrustem Konjuhi, Aliriza Rexhepi, Agim Shala, Rasim Rrustemi, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri”, bëhet e ditur nga federata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat