Pacquiao po i rrëmben “gjahun”, reagon McGregor: Dua revanshin me Mayweather

Boksi

Pacquiao po i rrëmben “gjahun”, reagon McGregor: Dua revanshin me Mayweather

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 08:00
Conor McGregor dhe Manny Pacquiao

Conor McGregor, pas 3 ditësh do të rikthehet në kafaz pas dy vitesh mungesë për të rimarrë titullin kampion bote në peshën e lehtë, në duelin ndaj Khabib Nurmagomedov, në eventin UFC-229. Por kampioni irlandez i arteve marciale mikse ka kthyer kokën pas dhe kujton sfidën e tij të fundit, atë ndaj boksierit Floyd Mayweather (gusht 2017), ku fitoi 100 milionë dollarë edhe pse u mund në debutimin e tij në ring. McGregor ka deklaruar se është gati të zhvillojë revanshin me boksierin amerikan, madje është gati të ngjitet sërish në ring, duke hedhur poshtë opsionin që kjo përballje e dytë të zhvillohet në kafaz.

Një deklaratë që vjen pas zërave që qarkullojnë kohët e fundit, se Mayweather do të zhvillojë revanshin me Manny Pacquiao, një duel nga e cila synon të fitojë të paktën 100 milionë dollarë. Ndaj McGregor kërkon të tregohet më i shpejtë se boksieri filipinas, për të dueluar ai i pari me Mayweather. “Rikthimi në ring është një opsion i mundshëm për mua, madje kjo ide më tërheq shumë. Nëse Mayweather është dakord, jam gati të boksoj sërish me të. Ne e kemi diskutuar edhe më parë këtë gjë, ndaj le të shohim se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh Conor McGregor për mediat amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat