Khabib thumbon Dana White: Mjaft i lëpive by… McGregor

Boksi

Khabib thumbon Dana White: Mjaft i lëpive by… McGregor

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 09:39
Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor

Eventi i UFC-229 në artet marciale mikse po afrohet me shpejtësi dhe 3 ditë nga dueli i madh mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, akuzat e sulmet që sportistët i bëjnë njëri-tjetrit sa vijnë e shtohen. Rusi Nurmagomedov, kampioni i botës në fuqi në peshën e lehtë, shprehet se pavarësisht se UFC-ja vendosi t’i hiqtë titullin kampion irlandezit, sërish Dana White është i varuar nga McGregor. “Ata duan që unë ta humbas këtë duel, pasi kështu u intereson atyre, me Conor bëjnë më shumë parà”, u shpreh Khabib Nurmagomedov.

Më tej, Khabib ka thumbuar presidentin e UFC-së, që sipas tij po mban anën e Conor. “Dana, nuk ke pse i lëpin by… Conor, mjaft e bërë këtë gjë. Në dy vitet e fundit Conor nuk ka dhënë dhe nuk ka bërë asgjë për UFC-në, ndërsa për mua kjo është sfida e tretë në 9 muaj. Dana sheh interesin e momentit dhe harron se kush ngjitet në kafaz e duelon. Por unë do t’ua prish planet dyshes McGregor-White dhe do ta mbroj titullin kampion. Për këtë arsye do ta fitoj me “KO” duelin ndaj Conor që t’ua mbyll gojën të gjithëve”, tha Nurmagomedov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat