Wilder: Do të përfundojë me fytyrën të gjakosur

Boksi

Wilder: Do të përfundojë me fytyrën të gjakosur

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:07
Wilder: Do të përfundojë me fytyrën të gjakosur

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka deklaruar se nuk e çon aspak ndërmend fjalën humbje në duelin me Tyson Fury, sfidë që dy kampionët e pamposhtur të peshës së rëndë do të zhvillojnë më 1 dhjetor në Los Anxhelos.

“Ai e di shumë mirë që do të përfundojë me fytyrën të gjakosur në dysheme. Ai e di shumë mirë që trupi i tij do të përplaset mes litarëve dhe do të përfundojë në tapet. Le t’i djegë kilet e tepërta me mua në ring”, u shpreh 31-vjeçari Deontay Wilder, 40 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist.

Më tej, Wilder, kampioni i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, tha: “Do të më vinte turp nga vetja nëse do të më mundte një njeri si ky. Ndaj të premtoj ty, ju premtoj fansave se do ta fitoj me “KO” këtë duel. Këtë fjalë, “KO”, ngulite në mend miku im. Nuk ka asnjë shans që të fitosh ti, pasi unë do të jem sërish kampion bote”, u shpreh Wilder për mediat amerikanë.

Ai dhe britaniku Tyson Fury (27 fitore e asnjë humbje), mbyllin sot në Los Anxhelos një tur 3-ditor për të promovuar këtë sfidë për titullin kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat