Boksi mund të hiqet nga Lojërat Olimpike - Bota Sot
Boksi mund të hiqet nga Lojërat Olimpike

Boksi

Boksi mund të hiqet nga Lojërat Olimpike

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 08:57
Gafur Rahimov

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kërcënoi me heqjen e boksit nga Lojërat Olimpike për shkak të shqetësimeve se një biznesmen uzbek, i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, kandidoi, pa kundërshtar, për president të Shoqatës së Boksit Amator.

Shqetësimet u ngritën pasi një listë e shoqatës së boksit përfshiu biznesmenin Gafur Rakhimov si të vetmin kandidat për president, që do të votohet në kongresin e muajit të ardhshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit në Moskë.

Rakhimov, vitin e kaluar, është përshkruar nga Departamenti amerikan i Thesarit si "një nga kriminelët kryesorë të Uzbekistanit dhe një person i rëndësishëm i përfshirë në tregtinë e heroinës".

Rakhimov i ka mohuar akuzat.

Pas njoftimit se Rakhimov do të garojë pa kundërkandidat, Komiteti Olimpik Ndrkombëtar tha se bordi i tij "shprehu shqetësimin e vazhdueshëm për situatën e rëndë në kuadër të Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit dhe qeverisjen e saj aktuale".

Derisa çështjet e qeverisjes të mos adresohen, Komiteti tha se "ekzistenca e boksit në programin olimpik dhe madje njohja e Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit janë nën kërcënim".

Boksi është në program në çdo olimpiadë që nga viti 1920.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...