Situata degjeneroi në sharje e fyerje të rënda

Boksi

Situata degjeneroi në sharje e fyerje të rënda

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 13:22
Situata degjeneroi në sharje e fyerje të rënda

Konferenca mes boksierëve Deontay Wilder dhe Tyson Fury ka degjeneruar në një sherr masiv, në momentin që dy boksierët shkuan “face to face”, duke shtyrë njëri-tjetrin. Madje për një moment u duk se raundi i parë i këtij dueli do të zhvillohej në skenë, por ndërhynë personat e sigurisë dhe stafet përkatëse për të evituar grushtet.

Wilder dhe Fury, pas dy konferencave të zhvilluara në Londër dhe Nju Jork, u takuan sërish në Los Anxhelos, aty ku më 1 dhjeter do të zhvillojnë duelin e vlefshëm për titullin kampion bote të peshës së rëndë, që mbahet nga boksieri amerikan (kategoria WBC). Në një moment, ashtu si në dy daljet e para publike, boksierët ishin të lirë dhe shkuan ballë për ballë njëri-tjetrit.

Në këtë moment ata shtyhen dhe ndërhyjnë organizatorët për të ndalur që boksierët të kapen me grushte. Por situata degjeneroi në sharje e fyerje të rënda, duke krijuar kaos në skenë dhe për pak sa boksierët nuk kaluan në përplasje fizike. Kjo situatë zgjati për më shumë se 2 minuta, duke bërë që konferenca për shtyp të përfundonte para kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat