UFCUFC-229, ja episodi i tretë “Embedded” i duelit Khabib vs. McGregor

Boksi

UFCUFC-229, ja episodi i tretë “Embedded” i duelit Khabib vs. McGregor

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 07:29
Conor McGregor

UFC Embedded është një blog videosh që tregon ditët e fundit të stërvitjes së luftëtarëve në prag të ndeshjeve. Xhirimet nuk janë të inskenuara. Çdo gjë është spontane, ndërkohë që UFC zbulon prapaskenat e përgatitjeve të luftëtarëve në prag të duelit. Gjithçka e filmuar ekskluzivisht nga palestra ku stërviten sportistët që janë protagonistë të atij eventi.

Edhe në prag të eventit UFC-229, që zhvillohet më 6 tetor në Las Vegas, UFC, në javën e supersfidës më të madhe të historisë së saj, ka postuar episodin e tretë të “Embedded”, ku shfaqen dy protagonistët e këtij eventi, kampioni në fuqi i peshës së lehtë Khabib Nurmagomedov dhe ish-kampioni i këtij divizioni, Conor McGregor.

Të përfshirë edhe mjaft sportistë të tjerë që duelojnë në këtë event apo komentojnë për këtë sfidë. Ja pamjet ekskluzive të dy sportistëve kryesorë të këtij eventi, përgatitja e fundit që ata bëjnë para se të ngjiten në kafaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat