Makolli reagon ashpër: Këtu ka rend - Bota Sot
Makolli reagon ashpër: Këtu ka rend

Boksi

Makolli reagon ashpër: Këtu ka rend

Nga: K. G. Më: 5 tetor 2018 Në ora: 18:40
Makolli reagon ashpër: Këtu ka rend

Kryetari i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli, ka reaguar ashpër në lidhje me një garë të kick-box-it që do të mbahet sonte në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj.  “Sportdashës, të nderuar, sportistë të nderuar, klube të Kick-Box-it, anëtarë të Federatës të Kick-Box-it të Kosoves, ju informojmë në lidhje me një aktivitet që do të mbahet sonte në Ferizaj. Fedarata e Kick-Box-it nuk është e përfshirë në këtë organizim, gjithashtu ju bëjmë me dije që asnjë anëtar nuk duhet të jetë në këtë organizim, dihet në shtetin e Kosovës kush bën organizime të Kick-Box-it, ka rend këtu, ka Federatë të Shtetit, respektoni institucionet, ne kemi respekt për çdo shqiptar të suksesshëm”, reagon bordi i Federatës së Kick-Boksit të Kosovës, me kryetar Fatmir Makolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...