Erzen Rruestemi ishte i bindur se Khabibi do të triumfonte kundër McGregorit

Boksi

Erzen Rruestemi ishte i bindur se Khabibi do të triumfonte kundër McGregorit

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 00:58
Erzen Rrustemi

Boksieri shqiptar, Erzen Rrustemi, në një videolive në llogarinë e tij në Facebook , e kishte parashikuar fituesin e supermeçit mes Khabibi Nurmagomedov dhe Conor McGregorit.

Një pyetje iu është bërë Rrustemit në Facebook se kush do të triumfoj në meç, ai u përgjigj i bindur se këtë përballje do ta fitoj Khabibi.

Rrustemi, boksieri shqiptar i cili prej vitesh jeton e vepron në Zvicër, nga 16 mars 2017 është bërë dy herë kampion i botës në pesha të rënda të boksit profesionist (WBF).

Në ranglistën botërore Boxrec, Erzeni radhitet i 68-ti nga gjithsej 1208 boksierë në peshat e rënda. Ka të zhvilluara 13 duele ku të gjitha i ka të fituara, 11 prej tyre i ka të fituara me KO. Sa i përket ligës profesionale në peshat e renda, Erzen Rrustemi është numër një para gjithë boksierëve shqiptarë në botë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat