Conor McGregor ka reaguar sërish ndaj asaj që ndodhi dje duke thënë kësaj radhe se ata kishin humbur ndeshjen kundër Khabib, por se kishin fituar luftën.
Tashmë, përmes një postimi në Twitter, ndryshe nga postimi në Instagram ku thoshte se do të rikthehej, McGregor shkruan: Humbëm ndeshjen, por fituam betejën! Lufta vazhdon!
Më parë, McGregor kishte kërkuar të bënin një tjetër ndeshje me Khabib, por dagestanasi iu përgjigj se gjithçka kishte përfunduar dje dhe u pa kush fitoi.