Khabib: Nuk mund ta mbyllësh një shqiponjë në kafaz

Boksi

Khabib: Nuk mund ta mbyllësh një shqiponjë në kafaz

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 08:19
Khabib Nurmagomedov

Khabib Nurmagomedov i cili triumfoi ndaj Conor McGregorit në raundin e katërt në kuadër të ‘UFC 229’ në garën për titullin në kategorinë e peshave të lehta, ku më pas shpërthyen incidentet.

Në fund të përballjes, luftëtari nga Dagestani doli nga tetëkëndëshi për të sulmuar një prej pjesëtarëve të ekipit të irlandezit. Nga ana tjetër, McGregor u sulmua nga anëtarët e stafit të Nurmagomedov duke pësuar disa lëndime.

Këto veprime mund t’i kushtojnë Khabibit me një gjobë të madhe në para dhe me suspendim afatgjatë.

Në konferencën për shtyp pas incidenteve, Nurmagomedov kërkoi falje për veprimet e tij, mirëpo në kthimin e tij në shtëpi, duke folur para stadiumit të mbushur Anzhi Arena në Dagestan, ai ka lënë të kuptohet se nuk i vjen vërtet keq për atë që ndodhi.

“I jam lutur Zotit për një gjë, të më lënë vetëm në kafaz me këtë kloun. E kam kërkuar çdo ditë këtë. Jam lutur që të mos kemi lëndime, të arrinim peshën dhe në fund të mbylleshim në atë kafaz”.

“Sepse shumëçka ishte thënë jashtë atij kafazi, ndërsa unë kam thënë se porsa të mbyllet dera e tetëkëndëshit, nuk do të mbaj përgjegjësi për veprimet e mia”, cka thënë fillimisht Khabibi.

“Gjëja e parë që desha t’ia tregoja është dallimi ndërmjet popullit tonë dhe popullit të tij. Ne e dimë historinë tonë, paraardhësit tanë dhe nëpër çfarë ka kaluar populli jonë. Asgjë nuk mund të na thyejë”.

“Dhe për atë që ndodhi më pas, disa thonë se kam gabuar, të tjerët thonë se e kam bërë gjënë e duhur. Nuk mund ta mbyllësh një shqiponjë në kafaz. Dhe ua tregova këtë”, ka deklaruar Nurmagomedov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat