Mayweather pranon sfidën me Khabib: Eja ta bëjmë Las Vegasin qendrën e botës - Bota Sot
Mayweather pranon sfidën me Khabib: Eja ta bëjmë Las Vegasin qendrën e botës

Boksi

Mayweather pranon sfidën me Khabib: Eja ta bëjmë Las Vegasin qendrën e botës

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 18:49
Floyd Mayweather

Floyd Mayweather nuk ka humbur kohë dhe 24 orë pas deklaratës së Khabib Nurmagomedov se dëshiron të sfidojë kampionin amerikan të boksit, ka pohuar se është gati të përballet me ikonën ruse të arteve marciale mikse. “Në xhungël ka vend vetëm për një mbret dhe ai jam unë”, deklaroi dje Nurmagomedov, 27 fitore e asnjë humbje në UFC. Këtë deklaratë Khabib e bëri në prani të Leonard Ellerbe, shefin e “Mayweather Promotions”, duke ftuar boksierin e pamposhtur amerikan, 50 fitore e asnjë humbje, të rikthehet në ring.

“CBS, Showtime dhe MGM Grand bëni gatin librin e çeqeve. Shkoni në faqen e Leonard Ellerbe dhe do të shihni Khabib Nurmagomedov që më sfidon. Ejani ta bëjmë sërish Las Vegasin të madh”, ka qenë deklarata në “Instagram” e Floyd Mayweather, që është gati për sfidë. Mayweather kërkon të përsërisë me rusin atë që pat bërë një vit më parë me Conor McGregor, ku dy sportistët ikonë të sporteve luftarake dueluan në një sfidë boksi, të fituar me “KO teknik” nga boksieri amerikan.

Nga ai duel Mayweather arkëtoi 300 milionë dollarë dhe McGregor 100 milionë, por në horizont po projektohet një tjetër sfidë e madhe, ku fitimi do të ishte sërish marramendës për të dy sportistët, duel që mund të thyejë çdo rekord shikueshmërie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...