Khabib refuzon 15 milionë dollarë për rimeçin ndaj McGregorit

Boksi

Khabib refuzon 15 milionë dollarë për rimeçin ndaj McGregorit

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 13:05
Khabib Nurmagomedov

Khabib Nurmagomedov ka refuzuar një ofertë të majme.

Khabib Nurmagomedov ka marr një ofertë prej 15 miliardë dollarësh që të përballet sërish me Conor McGregorin.

Gjyshi i boksierit rus, Alex Nurmagomedov, ka thënë se ata e kanë refuzuar atë ofertë të majme, pasi duan të ecin tutje.

“Ai (Khabib) nuk do të përballet për asnjë shumë të parave. Ne e dimë se kanë ofruar si fillim 15 milionë dollarë, por ne dëshirojmë të ecim tutje”, ka thënë fillimisht gjyshi i Khabibit,

“Khabib e ka refuzuar ofertën. Le të qëndroj në linjë Conor, le të ndeshet me boksierë të tjerë. Khabib dëshiron të përballet me Tony Ferguson dhe më pas të pensionohet”.

Por, boksieri rus i ka kërkuar ditëve të fundit Floyd Mayweather një përballje, e që është shumë afër që të arrihet, pasi që të dy janë të pamposhtur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat