Dieta e Khabib, çelësi i suksesit në MMA?

Boksi

Dieta e Khabib, çelësi i suksesit në MMA?

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 18:57
Khabib

Dueli mes Khabib dhe McGregor vazhdon të jetë ende në qendër të vëmendjes së mediave. Përkundër sanksioneve apo “kunjave” në distancë, suksesi i rusit është i padiskutuar. Gjithmonë në një histori suksesi,  natyshëm lind pyetja: cili ishte ai element që bënë diferencën në “fushëbetejë” ? Sigurisht për një sportist është shumë e rëndësishme stërvitja, dëshira, vullneti, sakrifica, por pa dyshim edhe regjimi ushqimore.

Një trup muskulor, i formuar si i Khabib përveç punës së palodhur , është rezultat  edhe i një diete të veçantë.  Pas fitores me McGregor, edhe pse e kishte mësuar tashmë se Mayweather i kishte kthyer një përgjigje pozitive për një duel të mundshëm, 30 vjeçari ia krijoi vetes luksin për të ngrënë diçka të ëmbël: banane me çokollatë, por sigurisht ai ka një regjim ushqimor shumë të rrepë që kombinohet me shumë stërvitje.  “AS” na sjell në shkrimin e saj me detaje, dietën të Khabib, kampionit në peshën e lehtë në artet marciale mikse.

Hidratimi i trupi është shumë i rëndësishëm dhe një dietë tradicionale duhet të përfshijë: 60% karbohidrate, proteina 30% dhe 10% për yndyrnat.

-Mëngjesi: drithërat si tërshërë; proteina, psh veza; fruta, psh banane.

-Drekë: fruta, si mollë; përsëri drithëra, bukë ose tërshërë; proteina, pula është një nga aleatët e mëdhenj

-Pasdite: Makarona, oriz, ton, arra …

-Darkë: Perimet janë baza, bashkimi vitaminave dhe mineraleve është çelësi i muskujve. Proteina në këtë rast mund të jetë peshk.

Gjithmonë nën syrin vigjilent të profesionistëve, në boks përdoren edhe disa shtesa:

– kreatinë sepse shton forcën tek sportistët

– Amilopektin, për të marrë veten pas një dyluftimi

– Proteina e hirrës, përdoret më tepër pas një dy luftimi që trupi të mos dobësohet plotësisht

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat