Martin: Mendova se Rusia po sulmonte Irlandën

Boksi

Martin: Mendova se Rusia po sulmonte Irlandën

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 17:02
Conor McGregor

David Martin ishte tifozi, i cili u hodh në ring për të “shpëtuar jetën” e Conor McGregorit në UFC 229, kur ai u sulmua nga Khabib Nurmagomedov dhe tifozët e tij, për shkak se ishin ndier të fyer nga fjalët anti-myslimane të irlandezit.

Martin, një irlandez i pastër, thotë se vendosi të veprojë nga patriotizmi. “Mendova se Rusia po sulmonte Irlandën. Ky djalosh (Conor McGregor) u mund dhe ishte i rraskapitur pas luftës në ring, ndërsa një grup i tifozëve rusë kërceu për ta sulmuar.

Atëherë vendosa të ndërhyj. Mendova se vendi im më thërriti… dhe kërceva në ring, – ka thënë David Martin në një intervistë të gjatë për “For The Win”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat