Wilder: Fury-n e kam mundur 50 herë në ëndrrat e mia, mezi pres ta mund në ring

Boksi

Wilder: Fury-n e kam mundur 50 herë në ëndrrat e mia, mezi pres ta mund në ring

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 14:19
Deontay Wilder

Boksieri amerikan Deontay Wilder do të mbrojë më 1 dhjetor titullin kampion të peshës së rëndë në kategorinë WBC, ku në Los Anxhelos do të duelojë ndaj Tyson Fury në “Staples Center”. Një sfidë për t’u fituar kjo për boksierin e pamposhtur amerikan, 40 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist (39 fitore me KO).

Por edhe rivali i tij është një “kockë e fortë”, pasi britaniku Fury është një ish-kampion bote, gjithashtu i pamposhtur në ring (27 fitore e asnjë humbje). Por për Fury ky fakt nuk është një problem, pasi në mendjen e tij ekziston vetëm fjala “fitore”.

“Në ëndrrat e mia jam ndeshur 50 herë me Fury dhe 50 herë e kam mundur atë me KO. Ndaj mezi pres ta kem përballë në ring dhe ta bëj realitet këtë ëndërr kaq të bukur. Nuk është asgjë e pamundur për mua, pasi unë nuk kam frikë askënd”, u shpreh Deontay Wilder për mediat, teksa vijon përgatitjet për këtë duel të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat