Mayweather nuk kënaqet me pak

Boksi

Mayweather nuk kënaqet me pak

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:22
Mayweather nuk kënaqet me pak

Floyd Mayweather deklaron se viti 2019 do të jetë i ngjeshur për të me aktivitete, pasi synon që gjatë vitit të ardhshëm të zhvillojë dy duele të mëdha boksi, me dy sportistë që vijnë nga artet marciale mikse. Kohët e fundit ai ka pranuar sfidën me kampionin e botës së peshës së lehtë në UFC, rusin Khabib Nurmagomedov, por Mayweather nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Kampioni i pamposhtur i dorezave synon edhe duelin e dytë me një tjetër ikonë të UFC-së, Conor McGregor.

Duke folur për mediat amerikane, Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij, tha: “Unë dhe Conor nuk i kemi mbyllur hesapet. Pasi të zhvilloj duelin me Khabib unë dhe Conor do të duelojmë sërish në ring”, u shpreh Mayweather, që duket se kërkon rivalë “të lehtë” nga një disiplinë tjetër luftarake si artet marciale mikse (Floyd e fitoi duelin e parë ndaj Conor, në gusht të 2017-ës).

“Njerëzit më pyesin se përse i zhvilloj këto duele, se përse përballem me sportistët e UFC-së. Këto sfida janë fitimprurëse për mua, fitimi është i jashtëzakonshëm, janë duele me 9 shifra. Unë përballem vetëm me sportistë që ofrojnë fitime të çmendura. Unë përballem me McGregor pasi është një sfidë që garanton fitim, por edhe pse u argëtova. U jap njerëzve atë që duan”, u shpreh Floyd Mayweather.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat