Khabib e befason Mayweatherin, ja ku do të zhvillohet meçi! - Bota Sot
Khabib e befason Mayweatherin, ja ku do të zhvillohet meçi!

Boksi

Khabib e befason Mayweatherin, ja ku do të zhvillohet meçi!

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 13:35
Floyd Mayweather dhe Khabib Nurmagomedov

Khabib Nurmagomedov është takuar sot me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Boksit të Rusisë, Umar Kremlev.

Boksieri rus ka zbuluar se në atë takim ka biseduar për mundësin e mbajtjes së meçit në mes tij dhe Floyd Mayweather në Rusi.

“Sot ne u takuam me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Boksit të Rusisë, Umar Kremlev”, ka thënë fillimisht, Khabib.

“Ne diskutuam për meçin ndaj Mayweather. Ne duam që përballja të zhvillohet në Moskë në arenën legjendare të Luzhnikit. Ne jemi të sigurt se do të mbledhim 100 mijë spektatorë dhe gjithashtu do të vendosnim një rekord botëror për shitjen e të drejtave televizive.”

“Dhe, më e rëndësishmja, babai im do të jetë në qoshe: Nuk na duhet një vizë në Moskë”, ka thënë më tej boksieri rus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...