Ish boksieri i mirënjohur mitrovicas, Mehmet Haxhani, aktualisht trajner, nuk pajtohet me situatën që po kalon boksi i Kosovës. “Çfarë po ndodhë me sportin e boksit?
“Patjetër duhet që të organizohemi e ta formojmë ligën e boksit, përndryshe kurrë s’kemi me pas suksese, prandaj pyes në rend të parë kolegët që punojnë nëpër klube, pastaj edhe juve adhuruesit e këtij sporti fisnik e bujar, çfarë mendoni ju si të veprojmë a kishim pas suksese për ta formuar ligen e boksit”, shkruan Haxhani.