Merret vendimi për Khabib dhe McGregor, rusi e pëson më keq

Boksi

Merret vendimi për Khabib dhe McGregor, rusi e pëson më keq

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 21:11
Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov

Ishte dueli i shekullit në UFC, por pati një mbyllje të shëmtuar me një përleshje masive brenda dhe jashtë kafazit. Komisioni i Sportit në Nevada ka marrë sot pasdite një vendim në lidhje me incidentin që ndodhi pas eventit UFC-229, ku u përfshinë Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov.

Të dy sportistët do të vazhdojnë të jenë të pezulluar pa afat deri në përfundim të hetimeve, ndërkohë që Komisioni ka vendosur që t’i japë fituesit të këtij dueli, rusit Nurmagomedov, gjysmën e shpërblimit që UFC-ja kishte miratuar. Pra, Khabib do të përfitojë 1 milionë dollarë.

Pjesa tjetër e shpërblimit, 1 milionë dollarë të tjera, do të mbahen “peng” deri në përfundim të hetimit. Vendimi përfundimtar në lidhje me këtë incident do të jepet në dhjetor, kur paneli i Komisionit të Sportit në Nevada të mblidhet sërish. Dy sportistët, protagonistë të një incidenti pas duelit që zhvilluan në kafaz, janë pezulluar pa afat që prej 15 tetorit, por tashmë ky pezullim do të vazhdojë te jetë në fuqi të paktën deri në dhjetor.

“Unë e kuptoj vendimin e Komisionit të Sportit në Nevada, që kërkon të bëjë hetime shtesë dhe jam i bindur se nga kjo situatë do të përfitojë klienti im”, tha Audie Attar, avokati i McGregor. Dueli mes dy sportistëve, i vlefshëm për titullin kampion bote në peshën e lehtë, u fitua nga rusi Khabib Nurmagomedov, që mundi me “submission” në raundin e katërt rivalin irlandez, duke qëndruar kampion e njëkohësisht i pamposhtur në kafaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat