Përjashtohen Khabib dhe McGregor! Ja çfarë vendosi sot Komisioni Sportiv

Boksi

Përjashtohen Khabib dhe McGregor! Ja çfarë vendosi sot Komisioni Sportiv

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 18:07
Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor

Ndeshja e 6 tetorit mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor kaloi me incidente të mëdha teksa të dy stafet dhe boksierët u përleshën me njëri-tjetrin.

Sot, Komisioni Sportiv në Nevada vendosi pezullimin për një afat të pacaktuar të dy sportistëve.

Madje kampioni i UFC-së, Khabib do të marrë vetëm një milion dollarë nga dy që ishte parashikuar të merrte për ndeshjen e zhvilluar me irlandezin.

Si McGregor ashtu edhe Nurmagomedov kanë kërkuar që të marrin pjesë në seancën dëgjimore e cila do mbahet në dhjetor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat