Krieziu, i pamposhtur në jetën e tij

Boksi

Krieziu, i pamposhtur në jetën e tij

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:17
Krieziu

Albert Krieziu, i lindur në Tërnovc të Preshevës i cili për një jetë më të mirë shkoi në Zvicër ku edhe u inkuadrua menjëherë me sport, por njëherit si futbollist i një klubi ku luajti për disa vite me sukses, kurse në moshën 25 vjeçare ai deshi që ta realizoi ëndrrën e tij fëmijërore për tu bërë një sportist luftarak, andaj edhe u regjistrua në një klub Zvicrën që gjendej në Biellt ku e stërviti për disa vite nga trajneri Mihael Herman. Krieziu për pak kohë u bë kampion, kurse më pas karrierën e tij e vazhdoi në Gjermani ku nuk kishte kush ta ndal në ring.  Në vazhdim Krieziu për “ArenaRing”, ka zbuluar shumë gjëra.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport dhe na thuaj diçka për fillimet e juaja ?

Krieziu: Të them të drejtën qysh nga fëmijëria kam pasur dëshirë të merrem me sporte luftarake por nuk i kisha kushtet për të filluar dhe kështu në moshën 19 vjeç për një jetë më të mirë shkova në Zvicër ku edhe fillova me sport, mirëpo njëherit me futboll ku edhe luajta disa vite me një klub. Në moshën 25 vjeç u regjistrova në Biellt ku trajner kisha kampionin e botës në amatorizëm, Mihael Herman. Ai më priti shumë mirë në klub dhe e vërejti talentin tim të madh dhe ka punuar shumë me mua ku pas një kohe të shkurt edhe më futi në ring dhe fatmirësisht debutova me fitore, duke e nokautuar kundërshtarin tim edhe atë në raundin e dytë dhe kështu filloi karriera ime edhe me disa triumfe në këtë vend.

Image

Pas disa viteve ju u shpërngulët në Gjermani, pse morët një vendim të tillë ?

Krieziu: Në Gjermani u shpërngula në vitin 1999, për të realizuar planin tim jetësor. U nisa të shkoj për në Hamburg, mirëpo befasisht nderova mendjen dhe u vendosa në Munich në një vend ku i ke të gjitha mundësitë për të arritur diçka në jetë. Kështu, isha me fat që u futa në njërin prej klubeve më të fuqishme në Evropë, Steko, ku më pritën me zemërgjerësi trajnerët e mirënjohur të kësaj shkolle, Mladen dhe Pavlica Steko. Me këtë klub kam shumë kujtime të mira sepse sukseset e mëdha i kam arrit pikërisht nën drejtimin e strategëve kroat. Kështu ndeshjen e parë e fillova me ndërprerje pas 20 sekonda, mandej fitova edhe titullin gjerman, për tu boksuar më pas edhe gjerman internacional dhe kupën evropiane të gjithë këto në amatorizëm ku edhe triumfova. Më pas fillova të ndeshem edhe në evente të mëdha si parameqe profesionale. Titujt më të mëdhenj i kam dy tituj evropian në ISKA, 2 tituj evropian në ËKA si dhe mu dha rasti të ndeshem për titull bote, ku humba ndeshjen me pikë të ngushtë, por tregova luftë cilësore dhe plot atraksion ndaj një kundërshtari shumë të fuqishëm. Dua të ceki se jam ndesh me emra të mëdhenj dhe për këtë jam krenar. Kështu në karrierën time kam 80 lufta, prej tyre 15 amatore dhe shumicën e kam fituar me KO në dy raundet e para. Ceki se kam pas 2 barazime dhe 2 humbje.  Meçet më të rëndësishme për mua ishin ato kur fitova titullin gjerman për të ngritur vetën si luftar si dhe titulli evropian, ku mua ma dha respektin por edhe interesin financiar sepse tani më përfitova sponsorët por edhe të ardhurat e mija filluan të rregullohen për të hap edhe bizneset e mija që i kam edhe sot.

Sa ju ka dashur përgatitje për gjithë këto suksese që i keni realizuar?

Krieziu: Kur jam ndeshur unë, ky sport ka qen shumë i rëndësishëm e sidomos në Evropën qendrore ku edhe normal ka pas konkurrencë shumë të fuqishme, andaj përgatitjet e mija kanë qenë intensive dhe me shumë mund. Ka pasur shumë raste që është dashur në minus 20 gradë të bëjë vrapime në mëngjes kurse më pas kam shkuar në punë dhe pas saj sërish në stërvitje. Ka qen vështire por ja që sot i kam të gjitha dhe të më jepet rasti sërish do e bëja të njëjtën. Pa punë dhe angazhim maksimal duhet kuptuar se nuk mundësh me arrish në jetë, andaj le të jetë kjo edhe një apel deri tek sportistët e rinj.

Sa ka ndikuar sporti në jetën tënde?

Krieziu: Sporti në jetën time ka ndikuar shumë pozitivisht jo vetëm për të ardhura dhe karriere por edhe psiken dhe shëndetin, sepse në jetë secili njeri ka problemet e veta dhe kështu kur je aktiv në sport trupi dhe psika të njëjtat i kalon më lehtë dhe je gjithnjë i gatshëm për sfida të reja.

Ndjenja më e mirë nga ky sport dhe më e keqja?

Krieziu: Ndjenja të këqija të them drejtën nuk kam pas asnjëherë edhe pse kam humbur titullin e botës. Normal jam ndier keq por nuk e kam marr tragjike sepse gjithnjë e kam kuptuar se në jetë ka edhe humbje edhe fitore, ashtu siç është në biznes. Kurse momentet kur jam ndier mirë ishin kur nga ringu jam zbrit si fitimtar dhe pritja që më është bërë nga miqtë dhe dashamirët.

 

Biznesi dhe klubi te “Steko” primare në jetën e Albertit

Alber Krieziu ka kohë që posedon biznesin e tij në Munich ku posedon restorant gatimi dhe me ushqimet e tija është bërë shumë i njohur në këtë vend, por i njëjti ka respekt të madh edhe si sportist i njohur dhe sipas asaj që vërejtëm si redaksi gjatë qëndrimit 2 ditor, Alberti i kishte dyert e hapura kudo që futeshim dhe i gjithë qyteti e njihte. Por përkundër angazhimit të madh në gastronomi, kur vinte momenti që të shkoj në palestër me plot gëzim shkonte atje duke na treguar se salla është jeta e tij dhe nuk mundet as që të mendoj që ti ndaloj ushtrimet . Ai poashtu na zbulon se edhe tani ju ndihmon sportistave të rinj kur duhet të ndeshen diku por edhe profesionistëve duke bërë sparing.  “Edhe sot ushtroj edhe pse kam 43 vjeç dhe aspak nuk i ndaloj ushtrimet dhe gjithmonë ndeshem në sparing me më të rinj që janë madje edhe kampionë të botës dhe u ndihmoj shumë në klubin e Stekos. Kam angazhimet e mija ditore me bizneset që posedoj, mirëpo kur vjen ora 20:00 unë gjithnjë gjendem në palestër sepse këtu ndihem më së miri dhe nuk e kam plan të ndalem deri sa ta kam shëndetin”, thotë Krieziu.

Alberti zbulon: Do të ndeshem për titull bote në Ulçin ose në Bujanovc

Në bisedat që kishim me Albertin, njëra prej pyetjeve tona ishte se a mendon ti jep fund karrierës së tij duke luftuar për një titull bote, sepse ky sukses i mungon edhe pse para disa vite është ndesh për një titull të tillë. Kështu ai na zbuloi ekskluzivisht për portalin tonë se ka plane që të jep fund karrierës me një organizim të madh në Ulçin ose në Bujanovc. “Siç ju thash unë jam shumë i përgatitur edhe tani kur i kam mbush më 43 vjeç. E di se nuk kam zhvilluar që moti ndeshje, por nuk e kam problem që të paraqitem në ring dhe kështu pas një karrierë të gjatë dhe me plot suksese mendoj që ta përfundoj të njëjtën me një ndeshje për titull botë dhe që dua ta realizoi ose në Ulçin ose në Bujanovc. E di që do kem atje mbështetje të madhe sepse janë vendet ku unë kam kaluar shumë në jetën time. Në Ulçin dua të zbuloj se kam edhe biznesin tim, hotel, ku verën gjithnjë e kaloj në këtë vend fantastik, kurse Bujanovci vendi ku kam lindur dhe kam kaluar shumë momente interesante.

Alberi pret të hap shkollën e tij në Zvicër

Kampioni nga Ternoci na zbuloi poashtu se pas disa viteve do ta braktis Munihun dhe do kthehet në Zvicër atje ku filloj karrierën por atje edhe ku ka dy fëmijët e tij. Në këtë vend ai na tregon se planifikon ta hap në shkollë edhe atë në kantonin Solotorn dhe kështu përveç ushtrimeve do i ndihmoj edhe fëmijëve të tyre duke i angazhuar në këtë shkollë dhe normal që të jetë afër tyre. “Jeta e ka fillimin e vet por edhe përfundimin. Kështu unë pas shumë punëve që kam pasur në Munich planifikoj që ta mbylli këtë periudhë në Gjermani dhe të kthehem atje ku do ndihesha më mirë, afër familjes sime dhe kështu mendoj të hapi një shkollë timen ku edhe do angazhoja edhe fëmijët e mi. Këtu shpresoj se do të nxjerr edhe shumë kampionë sepse qëllimi im është edhe ti ndihmoj këtij sporti”.

Alberti nget veturën si Shumaheri, kurse në ski është si Alberto Tomba

Komunikacioni në qytetin e madh të Munihut ishte ekstrem i ngarkuar por edhe në autostradat e Gjermanisë ishte i njëjti status i ngarkesave dhe sipas asaj që vërejtëm nga kampioni, ai veturën e ngiste me një saktësi të madhe dhe më një shpejtësi si Shumaheri dhe në një bisedë që patëm i propozuam Albertit që ai të provojë vetën edhe në pistë sepse me siguri ka talentin edhe për këtë sport, kurse kikboksieri shqiptar na tha se jeta e tij është shumë e ngarkuar dhe për të arritur që ti përfundoj me sukses të gjitha angazhimet i është dashur që të mësoj edhe vozitjen e shpejt, andaj edhe tha me buzëqeshje se pse jo ndoshta do ta provoj edhe këtë sport ndonjëherë. Nga ana tjëtër, Alberti na tregoi se është i dashuruar edhe pas një sporti të dimrit, respektivisht të skijave dhe sipas tij nuk do ia jepja dorën as Alberto Tombas në këtë sport, duke bërë shaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat