Afrimi tregon se si i mashtruan milicinë e Serbisë me peshqira!

Boksi

Afrimi tregon se si i mashtruan milicinë e Serbisë me peshqira!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2018 Në ora: 14:12
Afrimi tregon se si i mashtruan milicinë e Serbisë me peshqira!

Vitet e terrorit nuk harrohen kurrë, pra vitet e 90-ta, kur Serbia kriminale okupoi Republikën e Kosovës. Shqiptarët u sulmuan nga të gjitha anët,  u përzunë nga puna, u uzurpuan stadiumet dhe objektet sportive.  Ish boksieri i mirënjohur i Prishtinës, Afrim Majanci, tregon se, atëkohë ka qenë shumë vështirë të organizohesh si sport, sidomos me boks në ligën e pavarur të Republikës.

Majanci tha se ka pasur edhe taktika të ndryshme për t’i shmangur rrezikut nga milicia  e Serbisë, ku kishin vënë atë periudhë disa postblloqe në qytetet e ndryshme. Sipas tij, ka pasur disa raste kur janë nisur me makina, kanë përdorur edhe strategjinë.

Në pasqyrë të makinave kanë vënë peshqir kinse po shkojnë në dasmë por në fakt shkonin për të boksuar në garat e Republikës së Kosovës. Disa herë me këtë strategji e kanë mashtruar milicinë e Serbisë dhe i kanë kaluar punktet pa telashe. Kohë të rrezikshmërisë së lartë, Majanci atëkohë trajner i KBO Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat