Khabib do ndeshet me ikonën e arteve marciale

Boksi

Khabib do ndeshet me ikonën e arteve marciale

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 18:16
Khabib do ndeshet me ikonën e arteve marciale

Pak orë më parë, menaxheri i Khabib Nurmagomedov tha se surpriza të mëdha do të bëhen publike së shpejti, me një lajm të madh për kampionin e botës së peshës së lehtë. Kaq ka mjaftuar që fansat e kampionit rus të shpresojnë për një sfidë të madhe dhe në fakt në horizont po projektohet një duel i madh, ai mes Nurmagomedov dhe kanadezit Geroges St-Pierre.

Në Dagestan të Rusisë janë të bindur për këtë gjë dhe në rrjetet sociale qarkullon ideja për këtë përballje të madhe mes kampionit të pamposhtur rus (27 fitore e asnjë humbje për Nurmagomedov) dhe kanadezit St-Pierre, ish-kampion bote në dy pesha të ndryshme (peshën welter dhe peshën e mesme), ikonë e arteve marciale mikse.

St-Pierre është konsideruar si më i madhi i historisë së UFC-së, tashmë 37 vjeç dhe do të rikthehej sërish në kafaz pas më shumë se një viti. Hera e fundit që kanadezi ka dueluar është eventi UFC-217, kur mundi Michael Bisping dhe mori titullin e peshës së mesme (nuk e mbrojti asnjëgerë, pasi u tërhoq për herë të dytë nga sporti).

Khabib ësytë fans i madh i St-Pierre dhe gjithnjë ka deklaruar se është rritur duke parë duelet e tij në TV, ndaj tani mund t’i jepet mundësia që të duelojë me idhullin e tij. Por të gjithë janë në dyshim për peshën ku do të duelohet, pasi mendohet se UFC-ja mund të krijojë një peshë të re, që do t’u përshtatej të dy sportistëve dhe St-Pierre do të kishte mundësi gë shpallej kampion bote për të tretën herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat