Fury zbulon se i hakoi faqen disa herë Klitschkos

Boksi

Fury zbulon se i hakoi faqen disa herë Klitschkos

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 09:09
Tyso Fury gjate ndeshjes

Tyso Fury ka pranuar se i ka redaktuar faqen e Wikipedias të ish-kundërshtarit të tij, Wladimir Klitschkos.

30-vjeçari, i cili përballet me Deontay Wilder më 1 dhjetor , gjithmonë e ka cilësuar Klitschkon një “dosser të madh” dhe këmbënguli se mbretërimi i tij ishte ndërtuar mbi vetëm tre grushte themelore dhe një stil të ashpër.

“Po është e vërtetë, derisa unë u ndalova nga Wikipedia”, ka thënë britaniku për BT Sport.

“E bëra sepse dëshiroja ta provoja këtë, sepse është një faqe publike, çdokush mund të shkruajë çfarë të don atje. Nëse dëshironi të shkoni dhe të redaktoni profilin tim, ju mundeni “, vazhdoi ish kampioni i Botës.

Fury pretendoi se kurrë nuk e kishte përmirësuar profilin e tij por zbuloi se ai ka një rival në internet duke u përpjekur ta detyrojë atë të dalë në pension të parakohshëm.

“A e kam redaktuar të miat? Jo unë kurrë nuk kam redaktuar asgjë timen  në Wikipedia”, vazhdoi Tyson.

“Por për shkak se unë jam kampion i linjës, dikush vazhdon dhe shkruan se jam në pension, nuk jam në pension”, përfundoi Fury. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat