Haxhi Krasniqi me mesazh para sfidës së madhe

Boksi

Haxhi Krasniqi me mesazh para sfidës së madhe

Nga: K. Goca Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 18:13
Haxhi Krasniqi me mesazh para sfidës së madhe

Boksieri më i mirë shqiptar, Haxhi Krasniqi, është gati për sfidën e madhe që zhvillohet me 17 nëntor. Ai do të mbrojë për herë të parë titullin e Evropës në kategorinë super të mesme.

Image

Haxhi Krasniqi me ekipin e tij

“Sot e përfunduam me sukses fazën e sparingut dhe jam shumë falënderues për trajnerët dhe miqtë e mi. Një falënderim i madh për CSC Frankfurt, trajneri tim Magomed Schaburow dhe Sep Maurer (Shkolla sportive Kinema), partnerin tim në sparing Shpëtim (Timy) Shala dhe asistentin e trajnerit tim, kampionin Mirdi Limani”, shkruan në profilin e tij, Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat