Usyk vazhdon i pamposhtur, e rrah Bellewin dhe mbron katër titujt e botës

Boksi

Usyk vazhdon i pamposhtur, e rrah Bellewin dhe mbron katër titujt e botës

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 00:43
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka mbrojtur titujt kampion bote në peshën cruiserweight, pas fitores me KO në rundin e tetë ndaj britanikut Tony Bellew, duel që u zhvillua në Manchester.

Një sfidë që pothuajse në të gjitha rundet u dominua nga ukrainasi i pamposhtur, që në këtë përballje korri triumfin e 16-të në karrierën e tij, ku nuk ka asnjë humbje.

Ndërsa për Bellew, ish-kampion i këtij divizioni, që rikthehej në këtë peshë pas disa vitesh, kjo është humbja e tretë në karrierë, ku numëron edhe 30 fitore e një duel pa rezultat.

Dueli ishtë në përgjithësi nën komandën e Usyk, që në rundin e tetë i dha fillimisht një të djathtë e më pas një të majtë të fortë në fytyrë boksierit britanik, duke e hedhur Bellew në tapet, i gjakosur në hundë.

Gjyqtari ndali duelin, duke parë që Bellew nuk mund të vazhdonte më edhe pse britaniku duelonte para fansave të tij, gjë që nuk mjaftoi.

Bellew në të gjitha rundet ishte në vështirësi, reagonte me vonesë dhe shpesh mbështetej pas litarëve për të evituar kontaktin me Usyk, që ishte ndjeshëm, më superior në ring, duke e merituar fitoren.

31-vjeçari Usyk kështu ka arritur të mbrojë me sukses titujt e WBC, IBF, WBA dhe WBO në kategorinë cruiserweight.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat