Bellew: Ky është fundi për mua

Boksi

Bellew: Ky është fundi për mua

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 14:58
Bellew: Ky është fundi për mua

Boksieri britanik Tony Bellew, pak orë pas humbjes me “KO” në raundin e 8 ndaj Oleksandr Usyk, në duelin e vlefshëm për titujt kampionë bote të peshës “cruiserweight”, ka deklaruar se do të tërhiqet nga sporti. Në moshën 35-vjeçare, me 30 fitore, 3 humbje e 1 duel pa rezultat, Bellew ka konfirmuar para fansave të tij në Manchester, ku zhvilloi duelin e djeshëm, se për të ka ardhur fundi. “Ky sport ka ndryshuar shumë, ndaj për mua ky është fundi”, tha Bellew.

“Bëra maksimumin në ring ndaj Usyk, por ai mbetet një boksier i jashtëzakonshëm, që meriton gjithçka, të gjithë titujt në botë. Është një boksier elite. Unë jam një boksier klasi, por diferencat mes nesh ishin të mëdha ndaj dhe ai e meritoi fitoren. Kushdo që do të përballet me të do të ketë probleme në ring. Vetëm më i miri dhe një gjigant mund të gjejë një mënyrë për ta mundur. Unë po tërhiqem me kokën lart”, tha Bellew.

I pakënaqur nga rezultati në ring dhe deklarata për tërheqje nga sporti ka mbetur menaxheri i tij Eddie Hearn. Ai shpreson që të mbajë ende aktiv boksierin 35-vjeçar Bellew, ish-kampion bote, duke i ofruar edhe një duel të fundit me Andre Ward verën e ardhshme. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen nëse Bellee ka varur përfundimisht dorezat apo do të rikthehet në ring për një duel të fundit dhe mbyllur karrierën me fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat