Vazhdon loja e Indisë me Federatën e Boksit të Kosovës

Boksi

Vazhdon loja e Indisë me Federatën e Boksit të Kosovës

Nga: K. Goca Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 13:07
Demolli, Sadiku dhe Brahimi

Nuk është normale dhe as njerëzore që një shtet si India mos të pajisë me viza boksieren dhe delegacionin e Federatës së Boksit të Kosovës. Është e palogjikshme që shteti indian të vepron në mënyrë të tillë dhe në shekullin 21, kur dihet se Federata e Boksit e Kosovës është e pranuar me të drejta të plota në AIBA dhe EUBC dhe shteti i Kosovës është i njohur ndërkombëtarisht.

“Kampionati Botëror për femra edhe pse fillon me 15 nëntor ekipi i Kosovës ende nuk është pajisur me viza të Indisë, që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror me boksieren Donjeta Sadikun. Ky kampionat është edhe kualifikues për Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.

Ekipi Kosovës në përbërje me boksiere Donjeta Sadiku (60 kg), trajnerin Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli edhe pse qe 2 muaj kanë  përgatitur gjithë dokumentacionin për viza dhe kanë dorëzuar në ambasadën e Indisë në Sofje të Bullgarisë, ende janë duke pritur për t’u pajisur me viza. Edhe pse Federata Indiane, Komiteti Olimpik i Indisë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kanë dhënë lejen dhe kanë dërguar shkresat për ekipin tonë që të pajisen me viza, por pengesë është ende Ministria e punëve të jashtme e Indisë”, bëhet e ditur nga Federata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat