Kicaj në Tajlandë po stërvitet nga legjendat e MMA-së - Bota Sot
Kicaj në Tajlandë po stërvitet nga legjendat e MMA-së

Boksi

Kicaj në Tajlandë po stërvitet nga legjendat e MMA-së

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:05
Kicaj në Tajlandë po stërvitet nga legjendat e MMA-së

Bestare Kicaj, luftëtarja e vetme shqiptare që për momentin po paraqitet në sportin e MMA-së ndërkombëtare për momentin gjendet në Tajlandë ku edhe ka shkuar të përgatitet për eventet e ardhshme që e presin. Vajza me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe ushtron në Zvicër thotë se në Tajlandë ka shkuar për të mësuar teknika dhe për të zhvilluar sparingje me luftuar të njohur nga ky vend por edhe jashtë saj.

“Kam plan në Tajlandë të qëndroj tre javë kurse më pas do të shkoj edhe dy tjera në Indonezi. Këtu po stërvitem në klubin Tiger Muaythai ku ushtrimet po i mbajmë nën kontrollin e legjendave të MMA-së, Hickman brothers e Strengh & Conditioning të ndryshëm kondicioni. Kam ardhur këtu sepse dua të mësoj gjëra të reja nga ky sport dhe treningët aspak nuk janë të lehta, përkundrazi shumë të vështira dhe punojmë më shumë se 6 orë në ditë.

Në bazën ku janë përveç meje gjenden edhe shumë sportist që janë emra në vendet e tyre dhe që kanë suksese të mëdha dhe kjo po më ndihmon që të marr disa këshilla prej tyre që normal në të ardhmen do ti ekzekutoj në përballjet e mija”, tha për “ArenaRing”, Kicaj, e cila shton se sapo të kthehet në Zvicër të ketë edhe ndonjë ndeshje. “Shpresoj sapo të kthehem ne Zvicër do të kem ndonjë përballje. Planet e mija janë të mëdha por besoj se me shumë punë do ti arrij dhe nuk do kem donjë lëndim të papritur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...