Haxhi Krasniqi kurrë më i mobilizuar, ndeshet me Landaetan

Boksi

Haxhi Krasniqi kurrë më i mobilizuar, ndeshet me Landaetan

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 18:56
Haxhi Krasniqi

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Haxhi Krasniqi, kurrë nuk ka qenë më i mobilizuar dhe kërkon fitore në përballje me venezulianin me nënshtetësi spanjolle Ronny Landaeta. Trimi nga Juniku do të mbrojë për herë të parë titullin e Evropës në kategorinë super të mesme në versionin WBO. Krasniqi ka punuar me intensitet të shtuar edhe është i përgatitur në çdo aspekt. Krasniqi e njeh mjaft mirë kundërshtarin dhe beson në fitore. Junikasi me nënshtetësi gjermane ka përvojë jashtëzakonisht të mirë dhe kjo është një përparësi e mirë e tij.

Ai me një qetësi do t’i futet sfidës dhe për fitore, e cila do të ia hap rrugët që të luftojë edhe për suksese tjera. Pa dyshim se Krasniqi njihet me goditje të forta, i lëvizshëm në ring dhe me një teknikë të përsosur.  Krasniqi sigurisht do të futet me një kujdes të madh, jo që ta përfundojë punën në rundet e para. Pretendimi i tij është që të tregoj boks cilësor dhe të ngadhënjen ndaj Landaetas. Kundërshtari është mjaft i fortë dhe i paparashikueshëm. Megjithatë përparësitë janë te Krasniqi, sepse ka përvojën. Meçi mbahet në sallën Dessau të Gjermanisë e cila pritet të jetë e stërmbushur nga tifozët më të flaktë të sporteve të shkathtësive bujare.

Edhe nga vet Krasniqi është paralajmëruar se meçi pritet të fillojë rreth orës 22.20 të mbrëmjes së nesërme. Krasniqi në boksin profesionist ka 48 fitore e 5 humbje. Dy herë ka luftuar për titull të botës por nuk ia doli. Në vitin 2013 Krasniqi luftoi për titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBO, por kishte humbur nga uellsiani Nathan Cleverly. Ndërkaq, në vitin 2015, Krasniqi sërish luftoi për titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA dhe ishte mundur nga gjermani Jurgen Brahmer.  

Fillimisht, kundërshtar i Krasniqit ishte paraparë të jetë Stefan Haertel, megjithatë, por i fundit u tërhoq për shkaqe shëndetësore. “Roony Landaeta është më i rrezikshëm se Hartel. Duke marrë parasysh se ai ka përvojë edhe në sporte tjera luftarake, duhet të përgatitem edhe më shumë”, kështu kishte deklaruar Krasniqi. Edhe njohësit e boksit presin luftë të fortë mes Krasniqit dhe Landaetas, por shqiptari nga Kosova hiqet si favoritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat