Wilder: Qëndroj gjithnjë larg talesheve

Boksi

Wilder: Qëndroj gjithnjë larg talesheve

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 12:52
Deontay Wilder

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampioni i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, po përgatitet të mbrojë titullin në duelin e 1 dhjetorit, ndaj britanikut Tyson Fury, sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit. Një sfidë e vështirë për Wilder, i pamposhtur në ring, 40 fitore e asnjë humbje, pasi përballë është një ish-kampion bote, gjithashtu i pamposhtur (Fury, 27 fitore e asnjë humbje).

“Jam njeri i qetë, i pasur, i lumtur dhe në formë. Unë jam ai tipi i njeriut që përpiqem të bëj të tjerët të lumtur. Kështu kam qenë gjithnjë, duke u përpjekur të qëndroj larg telasheve, por ishin ato që vinin tek unë. Unë nuk mund të bëj shumë shoqe, pasi e di që ato do të binin në dashuri me mua, duke njohur tipin tim”, u shpreh Wilder, duke nxjerrë në pah një natyrë krejt tjetër nga ajo që e shohin të gjithë në ring, ku është agresiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat