Ish-kampioni i botës tërhiqet

Boksi

Ish-kampioni i botës tërhiqet

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 18:23
Tony Bellew

Ashtu sikurse pat deklaruar edhe dy javë më parë, pas humbjes ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, boksieri 35-vjeçar britanik Tony Bellew ka konfirmuar sot se nuk do të ngjitet më në ring. Bellew, ish-kampion bote në peshën “cruiserweight”, ka deklaruar se nuk do të duelojë më, pavarësisht se ka oferta për t’u ngjitur sërish në ring.

“Fansave të mi, po u bëj publike lajmin se sot do të tërhiqem zyrtarisht nga sporti. Nuk do të ketë më vend për mua në ring, asnjë duel tjetër. Tashmë do të përpiqem të promovoj këtë sport. Kam patur një karrierë fantastike, ku kam realizuar ëndrrat e mua. Dua të falënderoj për mbështetjen të gjithë fansat e mi”, ka shkruar sot Tony Bellew.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat