Nokauton kundërshtarin dhe gjyqtarin në të njëjtën kohë

Boksi

Nokauton kundërshtarin dhe gjyqtarin në të njëjtën kohë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 14:46
Kinezi Gou Dakiu ka krijuar një situatë komike

Kinezi Gou Dakiu ka krijuar një situatë komike gjatë një lufte në taiboks, pasi me një goditje i ka nokautuar rivalin dhe gjyqtarin, madje më keq ka kaluar ky i fundit.

Dakui e ka përfunduar luftën në rundin e dytë, pas një goditje të fortë, e cila më tepër e qëlloi gjyqtarin, pasi rivali veç ishte i mposhtur.

Dakui u ka kërkuar falje rivalit dhe gjyqtarit për këtë incident, ndërsa u shpall fitues i meçit. Për Dakuin kjo ishte fitorja e 21-të derisa i ka 9 humbje, ndërsa rivali i tij Super X ka bilanc prej 60 fitoreve e 32 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat