Gjesti i boksierëve shqiptarë që kishte elektrizuar tejmase maqedonët!

Boksi

Gjesti i boksierëve shqiptarë që kishte elektrizuar tejmase maqedonët!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 17:48
Diell Vranoci dhe Alim Nasufi

Gjesti i boksierëve shqiptarë që kishte elektrizuar tejmase maqedonët! Shqiponja dykrenare që bënë boksierët shqiptarë, Dielli Vranoci i kombëtares së Kosovës dhe Alim Nasufi që jeton në Maqedoni, kishte elektrizuar jo vetëm mediat maqedone! Madje e kishin quajtur edhe skandal në ‘Gongun e Artë”.

Në kategorinë deri në 64 kg, Diell Vranoci dhe Alim Nasufin, përgëzuan njëri – tjetrin me shqiponjën dykrenore, kështu kishin shkruar mediat maqedone. “Kur e bëmë shqiponjën dykrenare në ring, maqedonave hiq nuk iu pëlqej që ishin të pranishëm në sallë në Shkup”, kujton boksieri Vranoci ditën e 10 nëntorit të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat