Shqiptari përplaset me argjentinasin

Boksi

Shqiptari përplaset me argjentinasin

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 16:50
Ilustrim

Boksieri nga Vushtrria Kamer Maloku që jeton dhe vepron në Karlsruhe të Gjermanisë do të boksojë për titullin WBF Internacional dhe në të njëjtën kohë duhet ta mbroj titullin e fituar GBU.
Meçi do të zhvillohet me datën 1.12.2018 në qytetin Rastatt afër Karlsruhe në Altrheinhalle Plittersdorf Riedstraße 26, 76437 Rastatt dhe fillon nga ora 19.00.
Kundërshtari i Malokut quhet Miguel Angel Suarez vjen nga Argjentina i cili ka 17 meçe 15 të cilat janë fitore dhe 2 humbje, do të thotë se ka përvojë boksi, nga 15 fitore 9 me KO.
Kamer Maloku është i përgatitur shumë mirë fizikisht dhe psikikisht për këtë meç, u përgatit me shumë vullnet dhe në mënyrë intensive të vazhdueshme dhe tani gjendet në top formë, ka marr përgjegjësi që këtë mbrëmje të fitoj thotë menexheri i mediave dhe marketingut Halit Nezaj.
Në këtë mbrëmje do boksoj edhe boksieri nga Shkodra Senad Gashi i cili jeton dhe vepron në Hamburg të Gjermanisë po në të njëjtin adresë.
Gashi ka kundërshtar Ruben Angel Mino nga Argentina dhe boksojn për titillin UBF mjeshter Europe .
2 boksierët më përvojë por fakt është se Senad Gashi ka energji dhe freski më të madhe për shkak moshës më të re.
Halit Nezaj do të merr pjesë në këtë mbrëmje si përfaqësues medial dhe këshilltar i boksierit Maloku dhe fton bashkatdhetarët të marrin pjesë masivisht në këtë luftë sportive, të jemi pranë duke brohoritur vendasit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat