Wilder dhe Fury shkaktojnë kaos në konferencën e fundit për media para duelit të së dielës

Boksi

Wilder dhe Fury shkaktojnë kaos në konferencën e fundit për media para duelit të së dielës

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 10:02
Foto nga konferenca

Tifozët e sportit e në veçanti ata të boksit kanë para vetes përballjen emocionuese mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder.

Të dielën, në orët e para të mëngjesit, Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të zhvillojnë një nga meçet më interesante të këtij viti në boks, i vlefshëm për peshat e rënda në WBC.

S’e ky meç do të dhurojë një luftë të vërtetë, e ka dëshmuar edhe konferenca e fundit zyrtare.

Teksa Wilder po i fliste në fytyrë Furyt, dyshja filluan lëvizjet me dorë, të cilat ishin të mjaftueshme që durimi i secilit të përfundojë.

Fury pas gjithë kësaj tha se ky nuk është një spektakël i rremë ashtu siç të gjithë mendojnë, por një rivalitet i madh mes tij dhe Wilderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat