‘Zizi’: Ja si ma shpëtoi jetën Presidenti Rugova!

Boksi

‘Zizi’: Ja si ma shpëtoi jetën Presidenti Rugova!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 11:10
Aziz Salihu me Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, Aziz Salihu, sa të është gjallë nuk do ta harroi Presidentin historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. ‘Zizi’, në një moment e kishte punën ngushtë shumë ngushtë nga regjimi kriminal i Serbisë përkatësisht UDB-ja. 

Në vitin 1993, ish boksieri i mirënjohur ishte rrahur keq nga shovenistët serb, për vetëm një arsye, sepse organizonte garat e Republikës së Kosovës dhe sfidonte okupatorin serb. Atëkohë Presidenti Rugova me një deklaratë e kishte dënuar ashpër sjelljen e milicisë kriminale serbe ndaj Salihut. Deklarata e Presidentit Rugova ka qenë shumë e fuqishme dhe kishte bërë jehonë të madhe në opinionin ndërkombëtar.

“Rugova ma shpëtoi jetën, se milicia e Serbisë keq më kanë rrahur. Fal reagimit të Presidentit me një deklaratë në opinion, unë sot jam gjallë, se kushedi se çka më kishin bërë milicia serbe”, kujton mes të tjera ‘Zizi’, që ka qenë ther në sy për regjimin kriminal serbian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat