Historia e dhimbshme e Furyt

Boksi

Historia e dhimbshme e Furyt

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 11:03
Historia e dhimbshme e Furyt

John Fury – babai i boksierit britanik, Tyson Fury – kujton ditën kur e mbajti djalin e tij të porsalindur, duke peshuar më pak se 1 kg.

I lindur tre muaj para kohe në verën e vitit 1988, kampionit të ardhshëm të botës në peshën e rëndë iu dha një shans i vogël për mbijetesë.

Babi i boksierit britanik, ka zbuluar vështirësitë nëpër të cilat kanë kaluar dhe ditën kur Fury erdhi në jetë.

“Tyson erdhi nga një shtatzëni e papritur, pasi kishim humbur disa fëmijë mes tij dhe vëllait të tij më të madh”, tha John për BBC Sport. “Ne ishim vetëm duke shpresuar që ta sjellim në jetë dhe ta mbajmë atë në botë”.

“Ai erdhi në botë, kishte vështirësi në frymëmarrje – askush nuk ishte optimist, kishte shumë pak shanse për të mbijetuar”.

“Mund ta fusja në pëllëmbë të dorës dhe ta shikoja atë, mendova ‘ ky është një takim i çuditshëm me jetën’. Kam pasur këtë ndjenjë të jashtëzakonshme”.

“I kam qëndruar pranë ditë e natë, luaja me të, duke punuar me këmbët dhe krahët e tij të vegjël, duke folur me të…”.

“Mbaj mend si fëmijë, ai ishte i shtrirë në shpinë dhe gjithmonë kishte grushtat e tij lartë. Kur mendoj se ku ka qenë dhe ku është, uau gjëra të jashtëzakonshme kanë ndodhur”, shtoi ai.

Mes tjerash, John për BBC ka zbuluar se si Fury në moshën 11 vjeçare, la shkollën për të ndihmuar babanë e tij të ndërtonte një shtëpi të re në Wilmsloë, Cheshire, pas disa probleme në jetë.

Meçi mes Deontay Wilder dhe Tyson Furyt është një nga përballjet më të mëdha në dekadën e fundit në sportin e boksit në kuadër të peshave të rënda.

Wilder do të mbrojë titullin e WBC kundër britanikut, ndërsa fituesi me shumë mundësi do të përballet pastaj me kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda, Anthony Joshua.

Të dy janë të pamposhtur, amerikani (40 fitore, 39 me nokaut, asnjë humbje) vjen nga fitorja ndaj Luis Ortiz, kurse Fury (27 fitore, 19 me nokaut, asnjë humbje) dëshiron titullin pas triumfeve të fundit ndaj Francesco Pianeta dhe Sefer Seferit.

Si gjithmonë, meçi kryesor zhvillohet i fundit dhe fillimi i tij varet paksa edhe nga mënyra se si përfundojnë përballjet tjera paraprake.

Por, me kohën tonë meçi Wilder-Fury pritet të fillojë në orën 06:00 të mëngjesit të së dielës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat