Deshi të vetëvritej

Boksi

Deshi të vetëvritej

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:01
Fury

I keqi i ringut nën petkun e Robin Hud. Nëse do të fitonte titullin në peshat e rënda WBC kundër Deontay Wilder – i pamundur prej 40 takimesh – në “Staples Center” të Los Angelosit, më 1 dhjetor, për Tyson Fury do të ketë vetëm duartrokitje. Asnjë çantë, asnjë dollar, sepse kështu ka vendosur atleti. Boskieri britanik, në fakt, ka vendosur që të dhurojë për bamirësi fitimet për ndeshjen kaliforniane.

Bëhet fjalë për rreth 9 milionë euro, që do t’i shkojnë të varfërve dhe ndërtimet e banesave për të pastrehët. “Jam një boksier, jo një biznesmen”, shpjegoi Fury për “The Sportsman”, duke shtuar se nuk ka interes që të jetojë si miliarder, edhe për fëmijët e tij (katër, me një tjetër që do të vijë në jetë) që duhet të ndërtojnë të ardhmen jo duke përfituar nga të pasuria apo reputacioni i të atit. Një kundërsens shembull ky për ato fëmijë që vijnë nga familja të pasura dhe nuk bëjnë asgjë përveç se të shpenzojnë dhe të marrin gjithçka duan lehtësisht.

Për kompanitë e basteve, megjithatë, suksesi i Furyt – edhe pse i pamposhtur prej 27 ndeshjesh dhe asnjë humbje – duket i vështirë. E përditshmja britanike “Guardian”, sfida që Fury i ka lëshuar Wilderit – grusht i hekurt dhe i thërritur gushtin e shkuar “barbon” nga Fury, ofendim që është zgjeruar deri te Anthony Joshua, titullar i brezit Wba, Ibf, Wbo dhe Ibo – është më heroikja për një peshë të rëndë britanik nga kohët e Franck Brunos, që thuajse 30 vjet më parë (ishte viti 1989) u ngjit në ring kundër Mike Tyson, ish-legjenda e Brooklyn, që e hodhi në tapet për pesë raunde.

Ndeshja e fundit e Furyt për titull botëror është e 3 viteve më parë, sukses ndaj Vladimir Klitschko dhe koronat e Ibf, Wbo dhe Wba. Pra, 27 vjeç e gjeti vetën në majën e boksit botëror. Më pas, disheza drejt ferrit, drogës, kilogramëve të tepërt, skualifikimi i dyfishtë, përpara përdorimit të nandrolonit dhe më pas kokainës, ku u bë i varur. Në fund, një rrëfim për “Rolling Stones” mbi depresionin dhe mendimet e errëta të vetëvrasjes.

Ndërkohë, një “stuhi” komentesh homofobë dhe antisemitë. Deri te rilindja, dieta e fortë që e rikthehu 64 kg, periudha e gjatë e stërvitjeve në SHBA. Boksieri i Mançesterit është kthyer në ring pas një mungese prej 2 vjetësh e gjysmë, në gusht, me fitoren me pikë ndaj gjermanit Francesco Pianeta.

Nga Parajsa në ferr dhe nga ferri në Parajsë. Në mes, pak purgator… Një Komedi Hyjnore që të gjithë presin të mbyllë një kapitull fantastik, fitoren dhe bamirësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat