Shpërtheu apo jo lufta mes Wilderit dhe Furyt

Boksi

Shpërtheu apo jo lufta mes Wilderit dhe Furyt

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 18:45
Shpërtheu apo jo lufta mes Wilderit dhe Furyt

Konferenca e shtypit mes boksierëve Deontay Wilder dhe Tyson Fury përfundoi në kaos, me boksierin amerikan që gjatë gjithë kohës shante rivalin britanik, çudirësisht i qetë, duke mos reaguar ndaj fyerjeve të kampionit të botës. Në fund, boksierët e shtynë dhe ndërhynë forcat e sigurisë, incident që sipas Fury u provokua në çdo moment nga Wilder.

“Wilder provokonte dhe donte me çdo kusht që unë ta godisja. Por nuk reagova. Ai donte me çdo kusht që diçka të ndodhte në atë përballje pas konferencës së shtypit, duke ulëritur para fytyrës time. Me sa duket ka frikë dhe donte që unë të pezullohesha apo të më gjobisnin për ndonjë reagim të gabuar”, u shpreh Tycon Fury, 27 fitore e asnjë humbje në ring.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat