Wilder befason publikun: Pasioni im nuk është boksi

Boksi

Wilder befason publikun: Pasioni im nuk është boksi

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 16:46
Deontay Wilder

Në prag të përballjes së tij me Tyson Fury në Los Angeles Deontay Wilder ka zbuluar pasionin e tij të vërtetë në jetë … dhe nuk është sporti i boksit.

Wilder është bërë një figurë e fuqishme në ring, derisa do kërkoj titullin e peshave të rënda ndaj Furyt nesër, por boksieri amerikan ka zbuluar se aktrimi mbetet pasioni i tij.

Në intervistën e tij të fundit, Wilder tregon se një ditë pasi të pensionohet nga boksi do ta provoj veten edhe në fushën e aktrimit.

”Kjo është dita që e pres me padurim, kur të pensionohem unë dua të jem në TV… pasioni im i vërtetë është aktrimi,” zbuloi Wilder.

”Gjithmonë provoja të isha aktor. Më kujtohet të hyja në banjo kur merrja skenare të gjata, dhe bëja prova për një apo dy orë”.

”Dua të jem prefekt në aktrim. Kur nuk më kujtohet ajo çfarë duhet të them, unë zbuloj diçka dhe e them, pra jam lindur me pasionin për të qenë aktor”, deklaroi para meçit Deontay Wilder.

Wilder dhe Fury përplasen nesër, me fillim nga ora 6 e mëngjesi, teksa media do ju mbajë vazhdimisht të informuar për këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat