Nuk ka fitues, sfida e titullit mes Wilder dhe Fury mbyllet në barazim

Boksi

Nuk ka fitues, sfida e titullit mes Wilder dhe Fury mbyllet në barazim

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 00:06
Wilder – Fury

(E plotësuar) - Sfida e shumëpritur e peshës së rëndë mes boksierit amerikan Deontay Wilder dhe atij britanik Tyson Fury është mbyllur në barazim. Një nga gjyqtarët ka dhënë rezultatin 115-111 në favor të Wilder, tjetri 114-110 në favor të Fury dhe i treti në barazim, 113-113.

Për pasojë, titulli kampion bote i peshës së rëndë në kategorinë WBC qëndron në duart e Wilder, ndërkohë që të dy boksierët qëndrojnë të pamposhtur. Wilder, tashmë ka rekordin e 40 fitoreve e 1 barazim në karrierën e tij, ndërsa Fury 27 fitore e 1 barazim.

Dueli u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit, mes 20 mijë shikuesve, më Fury që bëri një paraqitje më të mirë në shumicën e raundeve, duke i fituar ato. Por britaniku ra dy herë në tapet, në raundin e nëntë dhe të 12-të, cka e ndihmoi Wilder të rikuperojë disavantazhin e pikëve që kishte.

Të dy boksierët e mbyllën duelin duke festuar fitoren, por në fund nuk kishte një fitues, cka lë të hapur mundësinë për një revansh. Pas përfundimit të duelit një bisedë e gjatë “kokë më kokë” mes dy boksierëve në ring, që u ndanë si miq pavarësisht polemikave të ditëve të fundit. Revanshi duket në horizont…

Ja ku mund ta shikoni LIVE meçin Wilder – Fury 

Deontay Wilder dhe Tyso Fury pritet të zhvillojnë një nga përballjet më të mëdha në vitet e fundit, sa i perket peshave të rënda në boks.

Wilder synon të mbrojë titullin e WBC kundër britanikut Fury, ndërsa fituesi me shumë gjasa do të përballet në prill të vitit 2019 kundër kampionit të padiskutueshëm, Anthony Joshua.

Ky meç pritet të filloj në orët e para të mëngjesit të dielën, më saktësisht rreth orës 05:00, ndërkohë në linkun e mëposhtë ju mund ta shikoni atë live. 

KËTU MUND TA SHIKONI MEÇIN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat