Premio e boksierëve, ja sa miliona dollarë do të fitojnë Wilder dhe Fury

Boksi

Premio e boksierëve, ja sa miliona dollarë do të fitojnë Wilder dhe Fury

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 00:29
Wilder dhe Fury

Organizatorët e duelit të madh të peshës së rëndë mes kampionit të botës, amerikanit Deontay Wilder dhe sfidantit britanik Tyson Fury, kanë bërë me dije shumën që do të përfitojnë dy boksierët e pamposhtur nga kjo sfidë. Wilder ka të garantuar shumën prej 4 milionë dollarësh, ndërsa Fury do të fitojë një milionë më pak, pra 3 milionë dollarë.

Natyrisht që kjo shumë është vetëm premio që dy boksierët kanë nga organizatorët, ndërkohë që shifra do të jetë edhe më e lartë pas arkëtimit të çmimit të biletave dhe mbi të gjitha nga shitja PPV (pay per view) me pagesë e këtij eventi on-line. Dueli për titullin e WBC do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit të së dielës (2 dhjetor), në Los Anxhelos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat