Zbulohet plani i Dana White për Conor McGregor

Boksi

Zbulohet plani i Dana White për Conor McGregor

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 07:44
Dana White, Conor McGregor

Dana White ka dhënë disa emra se kush mund të jetë luftëtari i radhës që do të ndeshet me Conor McGregor.

Kanë kaluar vetëm dy muaj që nga ndeshja e tij me Khabib Nurmagomedov, ndaj të cilit humbi me submission në raundin e katërt.

Presidenti i UFC Dana White kërkon të përfshijë Ferguson, Khabib dhe McGregor në një mini-turne në Rusi, duke shtuar një luftëtar të katërt.

Ai mund të jetë Dustin Poirier, i cili gjithashtu mund të ndeshet me Donald Cerrone në peshën e lehtë.

Mini-turneu mund të na japë një tjetër ndeshje mes Khabib dhe McGregor, përpara shikuesve rusë.

Por për momentin nuk dihet se sa shumë do të mungojë Khabib, pasi pritet të merret vendimi për pezullimin e tij pas trazirave në përfundim të ndeshjes me McGregor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat