Pas meçit me Wilderin, Fury e sfidon Joshuan: Oj pulë, ku je?

Boksi

Pas meçit me Wilderin, Fury e sfidon Joshuan: Oj pulë, ku je?

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 08:50
Tyson Fury, Anthony Joshua

Tyson Fury e ka sfiduar bashkëkombësin e tij, Anthony Joshuan, për një meç që të gjithë e dëshirojnë, pas luftës ndaj Deontay Wilder të dielën në mëngjes në Shtetet e Bashkuara.

Meçi dërrmues me kohëzgjatje 36 minuta mes Wilder dhe Fury mbaroi në barazim, që nënkupton se boksieri amerikan e mbron titullin e kategorisë së rëndë në divizionin WBC.

Të dy boksierët u pajtuan për rimeç, dhe tani mbetet të përcaktohet vetëm data e mbajtjes së tij.

Pas meçit – të cilit Fury i mbijetoi edhe pse u rrëzua dy herë, në rundin e nëntë dhe 12-të – britaniku tha: “Është edhe një boksier i kategorisë së rëndë diku”, para se ta luante rolin e pulës në përpjekje për ta acaruar Anthony Joshuan, kampionin në fuqi të divizioneve IBF, WBA dhe WBO.

“Pulë! Pulë! Joshua, KU JE?” bërtiti Fury, duke i bërë thirrje për sfidë britanikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat