Gjithçka gati për spektaklin në Tiranë

Boksi

Gjithçka gati për spektaklin në Tiranë

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 15:04
Gjithçka gati për spektaklin në Tiranë

Vetëm edhe 18 ditë na ndajnë deri tek evenimenti i madh i sporteve luftarake që do të zhvillohet në Tiranë e ku në ring do të ngjiten emra të mëdhenj nga artet marciale. Do të zhvillohen mbi 12 duele me luftëtar të mëdhenj që vijnë nga Greqia, Serbia, Kosova, Mali i zi, Gjermania, Bosnja, Shqipëria dhe disa vende tjera, ku do ketë edhe duele për tituj. Kampioni i Evropës në WKU, Giannis Fejzullhu i cili me prejardhje është nga Shqipëria por që jeton dhe vepron në Greqi do të ketë një ndeshje me një maqedonas shumë të papërshtatshëm dhe pritet një duel interesant, ndërkohë që për titull do ndeshet edhe Kristina Haris si dhe Anamaria Gun.

Përballje mjaft interesante pritet të jetë edhe duelli mes Aleksandar Kallashit dhe Vanja Dumitrov, ky i fundit para disa muajve u ndesh për titull bote me kikboksierin e njohur shqiptar, Shemsi Beqiri. Mandej kemi duelin profesional në boks ku kampioni i Evropës, Armand Çulhaj do të mundohet në vendlindjen e tij të mposht kundërshtarin e tij. Duele tjera interesante priten në mes Mirlinda Toshi nga Kosova vs Anxhela Aliaj. Pavlos Misias vs Jovan Zhelikovic, Olsi Mesutaj vs Ernest Bushi, Klevis Celaj vs Fidan Idrizi e të tjerë. Dhe në fund shllagu mbi tortë do jetë dueli i madh në mes Adriatik Camit i cili do përballet me marokenin e pamposhtur deri më tani, Agoub Zerouali. Kjo përballje vlen për dy tituj botëror atë WKF si dhe King od the Ring. Cami i cili është edhe promotor i këtij eventi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se tani janë në përfundim të sipër rreth organizimit dhe presin një spektakël që do e mban mend Shqipëria. “Organizimi po shkon shumë mirë dhe falënderoj edhe menaxherin e sporteve luftarake Avdyl Salihu për ndihmën që më ka dhënë gjatë kësaj periudhe.

Mbështetje të them të drejtën më shumë kam nga sektori privat dhe për këtë i falënderoi publikisht. Sa i përket ndeshjes sime, unë do të ndeshem më një luftëtar të fuqishëm dhe për këtë tregojnë faktet se deri tani ka zhvilluar 15 ndeshje dhe nuk ka asnjë humbje. Por kjo statistikë mua aspak nuk më frikëson, përkundrazi më motivon edhe më shumë për të dhënë më të mirën nga unë dhe në fund le të fitojë më i miri”, thotë Cami, duke shtuar “Unë do të përballem për dy tituj dhë përgatitjet për këtë përballje jam duke i zhvilluar me trajnerin tim Angjelo Stamatiadhi në lagjen e Athinës -Pire ne shkollën ‘Spartakos Nikeas’. Apeloj publikun shqiptar të më mbështes sepse kam nevojë për përkrahje kurse unë ju premtoj se do të jap maksimum duke shkatëriar kundërshtarin tim dhe në fund të festojmë së bashku”, deklaroi Adriatik Cami. Cekim se ky aktivitet i madh do të zhvillohet në sallën e lojërave me dorë “Feti Berova” në Tiranë duke filluar nga ora 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat