Shqiptari lufton me serbin

Boksi

Shqiptari lufton me serbin

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 12:27
Ilustrim

Kampionit të Evropës në WBU, Armand Cullhaj i është dashur ti ndërrohet kundërshtari për spektaklin e madh të sporteve luftarake “Final Fight”  që do të zhvillohet në Tiranë më 22 dhjetor 2018, pasi Sllavisha Simenunoviq është lënduar në ndeshjen e fundit që pati në Gjermani.

Kështu, menaxheri Avdyl Salihu ka reaguar shpejtë duke i sjellë Culhajt kundërshtar  serbin Sinisha Kondiç i cili i ka 10 fitore në boksin profesionist dhe 9 humbje. Është me rëndësi të potencohet se të gjitha fitoret që i ka realizuar kanë qenë me KO, por edhe humbjet që i ka pësuar i ka pasur 90% me KO.

Sipas statistikave pritet që ky duel të përfundoi para kohe. Vet Cullhaj tha se nuk i interesojnë statistikat sepse ai shkon në fitore të sigurt.

“Për një sportist nuk është mirë ti nderohet kundërshtari por ja që ai u lënduar dhe u desh që të nderohet kundërshtari. Unë jam duke u përgatit maksimalisht në klubin tim, po ndihem mirë kështu që pres fitore në Tiranë. Apeloj deri tek fansat e mi por edhe publikun shqiptar të më përkrahin sepse kam nevojë për mbështetje se mendoj se do jetë një duel shumë interesant dhe i fuqishëm”, deklaroi për “ArenaRing”, Armand Cullhaj.

Cekim se në këtë eveniment ndeshja kryesore do te jetë në K1, ky promotori i këtij evenimenti Adriatik Cami do të ndeshet për dy tituj botë kundër marokianit, Ayoub Zerouali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat