Joshua “përshëndet” Wilder dhe Fury, thotë se është më i mirë se të dy

Boksi

Joshua “përshëndet” Wilder dhe Fury, thotë se është më i mirë se të dy

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 21:14
Anthony Joshua

Anthony Joshua është munduar të shpjegojë se ai është më i mirë se Tyson Fury dhe Deontay Wilder.

Dyshja në fjalë janë përballur në një prej dueleve më spektakolare të boksit, duel i cili përfundoi pa fitues.

Pas atij barazimi, kampioni i WBO, IBF, WBA dhe IBO në peshat super të rënda, ka dërguar një mesazh për të dy boksierët.

“Nuk jam Wilder as Fury. Asnjëri nga ata nuk mund të boksojë si unë” ka thënë Joshua për “The Sun”.

“Asnjëri nga ata nuk ka çfarë kam unë. Unë dua të bëj të ditur se 13 prilli është data që unë do të luftojë në “Wembley”. Dua të luftojë me njërin prej tyre” ka thënë tutje ai.

“Mendoj se pas ndeshjes, do të përmendet emri im. Për arsye se unë nuk flas shumë, njerëzit nuk e shohin dëshirën time të madhe për tu ndeshur me njërin prej tyre (Wilder – Fury), ishin fjalët e Joshua.

Britaniku ende nuk e njeh kundërshtarin e tij të radhës. Supozohej se ai do të ndeshej me fituesin e natës së 1 dhjetorit por aty nuk pati fitues.

Mbetet të shihet nëse Wilder – Fury do të shkojnë për revanshin, i cili sigurisht se do të tërhiqte shumë vëmendje, por, një duel mes Joshuas dhe njërit prej dyshes do të ishte qershia mbi tortë.

Kujtojmë se që të tre boksierët nuk njohin humbje në karrierën profesioniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat